Milloshoski: Prishtina e Shkupi, orientime te njejta

15/03/2010 15:40

Ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Milloshoski ka deklaruar gjate vizites se tij ne Prishtine se vendi i tij mbeshtet integritetin territorial te Kosoves dhe ka qendrime te ngjashme me te persa i perket ceshtjeve rajonale.

Deklaraten e tij Milloshoski e beri gjate takimit me homologun kosovar Skender Hyseni, ku theksoi se vendi i tij eshte i gatshem te bashkepunoje me Kosoven ne fushen e ekonomise, transportit dhe energjitikes.

“Kemi orientime te njejta per te bashkepunuar ne nivel dypalesh me qellim stabilitetin dhe paqen. Gjithashtu duhet te kemi nje bashkepunim me te madh ne sektorin ekonomik”, ka pohuar Milloshoski.

Pas takimit me Hysenin, ne prani edhe te presidentit Fatmir Sejdiu, Milloshoski mori pjese ne inaugurimin e ambasades se Maqedonise ne Prishtine.

Top Channel