Gjykata Serbe e Krimeve te Luftes nisi nje tjeter proces kunder pjesetareve te disa forcave speciale, te cilat akuzohen per krime dhe masakra ne Kosove.

9 persona qe dyshohen se kane vrare 41 njerez ne Peje ne maj te 1999, do te qendrojne ne paraburgim deri ne nisjen e gjyqit. Nje zedhenese e gjykates u shpreh se ata rrezikojne deri ne 10 vjet burg secili.

Prokuroria serbe ka bere te ditur se nje pjese e te dyshuarve ka qene nga ushtria, por edhe nga mbrojtja territoriale.

Ata akuzohen se kane marre pjese ne sulme te armatosura dhe ne futje te frikes. Qellimi ka qene te perfitojne te mira materiale dhe prona.

Ky eshte rasti i trete i madh, ku viktimat jane nga Kosova dhe ceshtja hetohet nga organizatat e drejtesise.

Top Channel