Prokuroria per Krime Lufte ne Serbi njofton se policia arrestoi 9 ish-paraushtarake te akuzuar per vrasjen e rreth 200 shqiptareve ne Qyshk te Pejes, ne maj te vitit 1999.

Te mbijetuarit e masakres dhe familjare te viktimave kerkojne drejtesi. Nje nder te vraret ne masakren e Qyshkut te Komunes se Pejes, ne vitin 1999, eshte edhe i ati i ish-kryeministrit Agim Ceku.

Zoti Ceku, megjithese ndjen lehtesim per arrestimet e bera, serish eshte skeptik se ne Serbi ekziston vullneti per t’i denuar ata qe kryen masakra ne Kosove. “Ne mesin e te masakruarve ka qene edhe babai im, 69 vjec, gjithashtu edhe xhaxhai im, Kadriu, i cili ka qene nje vit me i vjeter, por edhe shume bashkefshatare te mi”.

“Normalisht, edhe nga ky aspekt, si i prekur drejtperdrejt, ndjej lehtesim, por thjesht dyshoj qe ky eshte nje veprim, te cilin Serbia e merr seriozisht, qe deshiron te distancohet nga krimi dhe kriminelet t’i vendose para drejtesise. Serbia nuk ka dhene prova qe kriminelet t’i vendose para drejtesise”, thote Ceku.

Njeri nga tre te mbijetuarit e masakres ne fshatin Qyshk, Hazir Berisha, lidhur me arrestimet e ish-paraushtarakeve ne Serbi, te cilet akuzohen per vrasje ne Kosove, thote: “Une e vleresoj mire nese eshte e vertete qe i kane arrestuar, nese ata jane te njejtit.

Megjithese me vonese, po me mire vone se kurre”. Perfaqesues te organizatave per te drejtat e njeriut ne Kosove dhe ne Serbi, deklarojne se arrestimi i 9 ish-paraushtarakeve te akuzuar per vrasjen e rreth 200 shqiptareve gjate luftes ne Kosove, eshte nje lajm i mire dhe nje porosi per ata persona qe kane bere krim se nuk mund te fshihen.

Drejtoresha e Fondit per te Drejten Humanitare, Natasha Kandic, thote per radion “Europa e Lire”, se eshte mire qe prokuroria ne Beograd ka hapur ceshtjen e masakres se fshatit Qyshk te Pejes. Zonja Kandic shpreh shpresen se lidhur me krimet qe jane bere gjate luftes ne Kosove, do te arrestohen edhe persona te tjere. “Mendoj se eshte mire qe prokuroria ka hapur rastin e krimeve ne Qyshk, te kryera nga policet serbe dhe anetaret e formacioneve paramilitare.

Nuk mund te quhet incident, eshte nje ngjarje e madhe, sepse ne te njejten kohe shqiptaret jane vrare ne Zahaq dhe Pavlan. Une nuk e kam pare ende kerkesen e prokurorise per arrestimet. Por, shpresoj se zyra e prokurorise ka leshuar fletarrestime, jo vetem per anetaret e rendomte te grupeve paramilitare, por qe ne mesin e te arrestuarve te jete edhe ndokush qe ka mbajtur pozite te larte, meqe krimet ne Qyshk, Zahaq dhe Pavlan jane te tmerrshme, sepse njerezit jane vrare e pastaj u jane djegur trupat.

Kane qene vrasje brutale”, shprehet Kandic. Nga ana tjeter, edhe drejtori ekzekutiv i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut ne Kosoves, Behxhet Shala, konsideron se deri me tani, ne Serbi nuk eshte bere asgje sa i takon perndjekjes se personave per krime lufte. “Ne Serbi, deri me tani, nuk eshte bere asnje veprim konkret per perndjekjen e pergjegjesve per krime lufte per ata, te cilet kane urdheruar dhe per ata qe nuk jane penguar per krimet ne Kosove”.

“Tani, nen presionin nderkombetar, duket se kane kushtin e bashkepunimit me Tribunalin e Hages. Serbia po i merr disa veprime, duke i arrestuar ne nivelin me te ulet ata, te cilet kane qene te perfshire ne vrasjen e shqiptareve. Ndersa, ata qe jane vertet pergjegjes e te cilet i kane projektuar keto krime, ne fakt po mbesin te pandeshkuar”, vlereson Shala. Ish-kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, konsideron se ne Serbi nuk ka vullnet te duhur politik per t’i denuar personat, te cilet kane bere krime.

Ceku thote per radion “Europa e Lire” se arrestimet e fundit nuk jane te nje vullneti te mire te sistemit te drejtesise se Serbise, per t’u ballafaquar me drejtesine. “Perderisa Serbia nuk merr vendim qe te distancohet nga te gjitha ato krime dhe nga kriminelet, atehere dyshoj qe eshte kjo pjese qe buron nga vullneti politik. Por, thjesht eshte nje veprim i motivuar politikisht qe me nje veprim te tille, te mund ta ndihmoje Serbine ne nje qellim tjeter te tyre qe mund ta kene”, shprehet Ceku.

Sipas Prokurorise se Serbise, per masakren e ndodhur ne Qyshk te Kosoves ne maj te vitit 1999, jane te akuzuar gjithsej 26 persona, ndersa jane arrestuar vetem 9 prej tyre. Ndryshe, ne fshatin Qyshk dhe ne rrethina, thuhet se jane te vrare rreth 500 persona.

Top Channel