Dy institucionet kryesore zgjedhore kerkojne urgjentisht ndryshimin e ligjit zgjedhor, me qellim te evitimit te parregullsive qe jane shenuar ne zgjedhjet e fundit lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa thone se ligji aktual zgjedhor ka hapesire per interpretime te dyfishta, gje qe ka shkaktuar konfuzitet dhe ka reflektuar ne vonesa e parregullsi te shumta.

Per shkak te problemeve dhe defekteve qe kane percjell procesin zgjedhor te zgjedhjeve lokale te nentorit 2009, i cili nuk eshte permbyllur akoma, dy organet kryesore te zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa, kerkojne urgjentisht ndryshim te ligjit te zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ-se Nesrin Lushta i tha Radio Kosoves se ligji ka defekte te medha dhe ka veshtiresuar ne shume raste punen e organit te zgjedhjeve.

Top Channel