Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur te henen, ne oret e para te mengjesit, rezultatet paraprake te zgjedhjeve per kryetar te komunes se Gjilanit, qe nxjerrin fitues me 58% te votave kandidatin e PDK-se Qemajl Mustafa, kundrejt 42% te votave, qe ka fituar kandidati i LDK-se, Fatmir Rexhepi.

Sipas Telegraf, kryetarja e KQZ-se, Nesrin Lushta deklaroi se pas numerimit te tyre, nga fundi i javes, pritet te jepen rezultatet perfundimtare.

Lushta ka vleresuar se ne raundin e trete te zgjedhjeve per kryetar te Gjilanit nuk ka pasur parregullsi, qe do te mund te kishin ndikuar ne rezultatin e pergjithshem.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove njoftoi se nga gjithsej 87 mije e 430 votuesit potenciale te Gjilanit, deri ne oren 19:00 kur edhe jane mbyllur kutite e votimit ne 127 vendvotimet, te drejten per te votuar e kane shfrytezuar 41,3 per qind, perkatesisht 35 mije e 876 votues.

Top Channel