Gjermania: Jashte Eurozones vendet si Greqia

15/03/2010 12:45

Gjermania, vendi me i fuqishem ekonomikisht i Bashkimit Europian, jep nje mesazh te qarte pas krizes financiare qe ka bllokuar Greqine.

Sipas ministrit te Financave, Wolfang Schaeuble, kush thyen normat e bilancit te brendshem, duhet te perjashtohet nga Eurozona. Ai shprehet se ne kete pike nevojitet nje “Pakt stabiliteti” qe duhet te imponoje rregulla me te hekurta.

“Kemi nevoje per rregulla me te rrepta. Kjo do te thote se ne raste urgjente duhen perjashtuar nga zona euro vendet qe nuk kane ne rregull deficitin e tyre te brendshem”, shtoi Schaeuble. Ky eshte nje mesazh i qarte per Athinen zyrtare dhe nje pergjigje e terthorte per ndihmen e munguar te Berlinit.  

Top Channel