BE, ne pikepyetje Konferenca per Ballkanin

15/03/2010 08:20

Konferenca ne Slloveni, ne pikepyetje, por jo edhe ajo ne Sarajeve.

Bashkimi Europian nuk eshte i sigurt nese do te mbahet konferenca e paralajmeruar per Ballkanin Perendimor, me 20 mars ne Slloveni, nderkaq Presidenca spanjolle e BE-se eshte duke u pergatitur per nje takim edhe me te rendesishem, qe pritet te mbahet ne muajin qershor ne Sarajeve, atehere kur eshte paralajmeruar takimi i zyrtareve te larte te Unionit me ata te Ballkanit Perendimor.

Dhe perderisa Presidenti serb, Boris Tadic, ka perseritur qendrimin se ne konferencen e Sllovenise ai do te marre pjese vetem nese Kosova perfaqesohet si UNMIK-u, respektivisht nese i respekton parimet e Rezolutes 1244 te OKB-se, qeveria e Kosoves ka konfirmuar serish se Kosova do te shkoje ne kete konference vetem si shtet.

Nga ana tjeter, burimet nga Brukseli deklaruan per agjencine “Beta”, se konferenca e paralajmeruar per 20 mars ne Slloveni eshte ne pikepyetje, por po ashtu behet e ditur se Presidenca spanjolle e BE-se pret qe takimi ne Sarajeve te rikonfirmoje fuqishem perspektiven e Ballkanit Perendimor drejt integrimit ne BE. Kosova, ne cdo rast, do te prezantohet si shtet dhe kjo vlen edhe per konferencen e Berdos ne Slloveni, pohon zedhenesi i qeverise, Memli Krasniqi.

Ndersa deputeti Naser Rugova, nga Lidhja Demokratike e Dardanise, thote se cdo prezantim i Kosoves nen nivelin e perfaqesimit shteteror si Republike e Kosoves, eshte i papranueshem. Kryeministri Hashim Thaci eshte ftuar te marre pjese ne konferencen rajonale “BE-Ballkani Perendimor”, qe do te mbahet ne Berdo te Sllovenise, me 20 mars. Memli Krasniqi, zedhenes i qeverise, thote se Kosova do te prezantohet atje vetem si shtet i pavarur, sic do te paraqitet edhe ne cdo rast tjeter nderkombetar.

“Per sa i perket aspekteve teknike te organizimit te konferences, kjo eshte nje ceshtje qe iu perket organizatoreve, respektivisht, Republikes se Sllovenise dhe Republikes se Kroacise dhe, ne, besojme se ata shume shpejt do te dalin me detaje te tjera teknike te organizimit te konferences”, thote Krasniqi. Naser Rugova, nga partia opozitare LDD, thote se institucionet e Kosoves duhet te prezantohen vetem si Republika e Kosoves, si shtet i pavarur. Sipas Rugoves, perfaqesim i Kosoves, nen nivelin shteteror, nuk mund te jete i pranueshem.

Perfaqesuesit e institucioneve relevante te Republikes se Kosoves, ne cfaredo takimi nderkombetar, qofte ai edhe Samit i vendeve te rajonit, apo, edhe nivel me i larte si takime bilaterale, duhet te sillen si burreshtetas, si perfaqesues te nje shteti te pavarur dhe sovran. Cdo perfaqesim tjeter, cdo kompromis nen kete rang, e ul dinjitetin dhe e mohon shtetasin e Kosoves, e mohon vullnetin e popullit te Kosoves per shtet te pavarur dhe sovran”, ka thene deputeti Naser Rugova.

Top Channel