Ministrat e financave te vendeve te eurozones po diskutojne mundesine e nje ndihme financiare per Greqine, ne rast se Athina nuk do te jete ne gjendje te marre borxh 54 miliarde euro qe i nevojiten.

Greqia nga ana tjeter ka perseritur se pret vetem mbeshtetje politike. Ndersa vendet e eurozones kane premtuar ndihme ne rast nevoje, por para se gjithash kane kerkuar nga Greqia qe te beje shkurtime te medha buxhetore.

“Greqia duhet t’i zgjidhe vete problemet e saj dhe vetem pas ketyre hapave ne do te mund te marrim masa te bashkerenduara”, tha ministri i Financave te Holandes.

Top Channel