Gjilani votoi per te treten here

14/03/2010 12:00

Qytetaret e Gjilanit jane therritur te dielen per here te trete ne votime per kryetarin e komunes se tyre.(UPDATE)

Qytetaret e Gjilanit jane therritur per here te trete ne votime per kryetarin e komunes se tyre. Ne gare jane kandidati i PDK-se, Qemajl Mustafa dhe ai i LDK-se Fatmir Rexhepi.

Votimi po ecen i qete ne 127 vendvotime. Vetem disa qendra votimi per qytetare serbe jane hapur me nje vonese prej 20 minutash. Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia ne Veprim”, ka paraqitur  te dhenat e para nga terreni, bazuar ne raportet e vezhguesve te tij ne  127 vendvotimet.
KDI vlereson se bazuar ne te dhenat e mengjesit, ne pergjithesi, procesi i votimit eshte zhvilluar i rregullt, me perjashtim te disa rasteve te  te parregullsive te vogla.

Sipas kryetares se KQZ Nesrin Lushta deri ne oren 12  pjesemarrja eshte 9.89%.

Ne Pogragje ne nje qender votimi jane paraqitur raste te votimeve familjare, reklamimit te votes, si dhe ne fillim ka pasur disa mosmarrreveshje rreth pranise se vezhguesve te partive politike. Pervec ketyre raportimeve shqetesim mbetet pjesemarja e ulet.

Top Channel