Serbi, 9 vete ne pranga per krime lufte

13/03/2010 10:45

Policia serbe ka arrestuar ne oret e vona te dites se djeshme nente persona te dyshuar per kryerjen e krimeve te luftes.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave personat e arrestuar akuzohen per krime te kryera me 14 maj te vitit 1999 ne Qyshk te Pejes.

Sipas burimeve, operacioni per kapjen e tyre u realizua ne kuader te nje urdher-arresti te Prokurorise per krime lufte.

Burimet shtojne se ata kane qene pjesetare te formacionit paraushtarak “Cakejte”, e cila drejtohej nga Nebojsha Minic.

Ky i fundit u arrestua me urdher te gjykates se Hages ne vitin 2005 ne Argjentine, por vdiq vetem pak kohe pas arrestimit.

Top Channel