Kouchner: Kosova, progres ne 2 vjet pavaresi

13/03/2010 11:05

Ministri i Jashtem francez Bernard Kouchner ka deklaruar se Kosova ka bere progrese te ndjeshme gjate dy viteve pavaresi.

Duke folur gjate nje samiti ne Gjeneve te Zvicres, Kouchner ka theksuar se Kosova dhe Serbia, ne nje te ardhme jo te larget do te jene anetare te barabarta te Bashkimit Evropian.

“Sot ne Kosove po verehen rezultate pozitive dhe po deshmohet se behet fjale per nje vend te lire dhe demokratik, qe po shenon progres dhe gradualisht po i afrohet Evropes, duke u integruar ne instancat e ndryshme nderkombetare”, ka deklaruar Kouchner.

Top Channel