Greqia, Merkel: Kriza kerkon reforma
13/03/2010 11:10
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar nje bisede telefonike me Antonis Samaras, lider i partise kryesore te opozites greke, me te cilin ka biseduar per krizen ekonomike ne Greqi.
Lajmin e ka bere te ditur vete Samaras, i cili ka saktesuar se Merkel ka kerkuar nje vleresim te sakte te situates ekonomike ne shtetin helen.
Merkel, e cila se fundmi zhvilloi nje takim me kryeministrin grek Jorgos Papandreu, ka deklaruar se kriza ekonomike kerkon reforma kurajoze nga ana e Greqise.
Top Channel