Kosove, hackers-at serbe sulmojne faqen e MD

12/03/2010 12:45

Ne oret e para te dites se sotme hackers-at serbe kane sulmuar faqen zyrtare te internetit te Ministrise kosovare te Drejtesise.

Sipas mediave lokale, piratet informatike kane vendosur ne kete web site simbole serbe, te kishes ortodokse dhe parullen “Kosova eshte Serbi”.

Por ekspertet e teknologjise informative ne Ministrine e Drejtesise ne Prishtine kane nderhyre dhe e kane kthyer faqen ne normalitet.

Shpesh here hackers-at serbe sulmojne faqet shqiptare te internetit per t’i bere propagande qendrimit te tyre kunder pavaresise se Kosoves.

Top Channel