Shefi i Zyres Civile Nderkombetare, Piter Feith i ka kerkuar kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci, qe te largoje nje minister te kabinetit te tij.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, te cilat saktesojne se ministri ne fjale akuzohet nga ICO se ka pervetesuar ne menyre te parregullt dhjetera miliona euro.

Sipas burimeve, ministri ne fjale, emri i te cilit nuk publikohet, eshte nje eksponent i spikatur politik dhe drejton nje dikaster te rendesishem.

Burimet shtojne me tej se ICO i ka dorezuar kryeministrit Thaci edhe nje dosje ku paraqiten provat per abuzimet e kryera nga ky person.

Top Channel