Kosove, 175 zyrtare nen akuze per korrupsion

12/03/2010 09:00

Agjencia Kunder Korrupsionit ne Kosove, AKK, publikoi dje raportin vjetor per vitin 2009, ne te cilin thuhet se ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar, ka pasur nje numer te dukshem me te madh te rasteve te dyshuara per veprime korruptive.

Perfaqesuesit e AKK-se thane se ndersa ne vitin 2008 ishin raportuar 130 raste, gjate vitit 2009 ka pasur 175 raste, qe ne perqindje del te jene pranuar 34.61% me shume se ne vitin paraprak.

Drejtori i AKK-se, Hasan Preteni, tha se kjo deshmon per rritjen e besimit te qytetarit per punen e AKK-se dhe ngritjen e vetedijes per raportimin e rasteve te korrupsionit.

Per kete qellim, AKK-ja ka punuar vazhdimisht, duke eliminuar barrierat burokratike, si dhe duke thjeshtesuar proceduren e raportimit e pranimit te rasteve.

Sipas AKK-se, struktura e rasteve te hetuara per veprime korruptive per vitin 2009, Departamenti i Hetimeve te AKK-se, ka pranuar raste te raportuara nga qytetaret, te cilet kane pretenduar se kane qene viktima te veprimeve korruptive te zyrtareve publike, si dhe ka ndermarre veprime hetimore sipas detyres zyrtare.

Top Channel