Indi, Fashion Tv censurohet per 10 dite
12/03/2010 17:00
Censura ne Indi prek kanalin nderkombetar te modes, Fashion Tv. Pasi ka transmetuar nje pasarele me modele topless, televizionit i eshte prere sinjali per 10 dite.
Koleksioni provokues i stilistit Alexander Mc-Queen’s theu cdo norme etike te vendosur nga autoritetet ne Indi, qe i cilesuan skenat si te “turpshme dhe denigruese ndaj femrave dhe jo te pershtatshme per femijet”.
Edhe ne vitin 2007, Fashion Tv u vu ne qender te vemendjes per shkak te nje incidenti te ngjashem. Ne ate kohe, autoritetet indiane e ndaluan transmetimin per 2 muaj rresht.
Top Channel