Suedia eshte e shqetesuar nga numri i larte i azilkerkuesve serbe qe kane mberritur ne vend pas liberalizimit te vizave.

Ambasadori suedez ne Beograd, Krister Bringeus ka deklaruar se ne dy muajt e fundit ne vendin e tij kane mberritur 770 shtetas nga Serbia, shifer kjo e barabarte me numrin e serbeve qe mberriten vitin e kaluar.

“Keta 770 persona erdhen ne Suedi gjate dy muajve te fundit. Jemi te shqetesuar lidhur me kete situate, por asnje prej tyre nuk do te marre azil. Ata do te kthehen gjate diteve te ardhshme me procedure urgjente”, ka deklaruar Bringeus.

Top Channel