Ish-sekretari i pergjithshem i NATO-s, lordi Xhorxh Robertson ka deklaruar se Maqedonia e meriton anetaresimin e saj ne Aleance dhe BE.
Robertson ka theksuar se Maqedonia duhet te integrohet ne keto organizata dhe te zgjidhe sa me shpejt kontestin e emrit me Greqine.
Ai ka nenvizuar se ceshtja ne fjale nuk eshte aq e rendesishme sa e konsideron Athina, e cila duhet t’ia zhbllokoje rrugen integruese fqinjit te saj.
“Popullin maqedonas e kane tradhtuar si politikanet vendas, ashtu edhe lidershipi politik i vendit fqinj. Emri nuk eshte ceshtja me e rendesishme ne bote. Maqedonia eshte nje vend qe e meriton anetaresimin ne BE dhe NATO dhe shpresoj se kete do ta realizoje se afermi”, eshte shprehur Robertson.
Top Channel