Ndryshimet kushtetuese, mblidhen partite

11/03/2010 18:00

Lideret e partive kryesore politike ne Maqedoni u mblodhen sot per te diskutuar mbi iniciativen e qeverise per te bere ndryshime kushtetuese ne sistemin gjyqesor.

Ne takim ishin te pranishem kryeministri Gruevski, kryetari i LSDM-se Branko Cervenkovski, ai i BDI-se Ali Ahmeti dhe i Demokracise se Re, Imer Selmani.

Ne mbledhje u vendos fillimisht qe te pergatitet nje version me ndryshimet qe kerkohen ne gjyqesor, qe te diskutohen me pas ne takimin e radhes.

Ndersa kreu i DR, Imer Selmani kerkoi qe ndryshimet kushtetuese te perfshijne edhe disa dispozita qe kane te bejne me komunitetin shqiptar.

Por ky propozim u kundershtua nga kryeministri Gruevski, i cili theksoi se keto ndryshime bien ndesh me Marreveshjen e Ohrit.

Top Channel