Organizata “Reporteret pa Kufij” ka denoncuar kercenimet qe u jane bere se fundmi disa gazetareve te shtypit kosovar.

Organizata e ka vene theksin kryesisht tek kanosjet qe u jane bere reportereve te gazetave “Zeri”, “Koha ditore” dhe “Lajm” dhe u ka bere thirrje institucioneve te Kosoves qe te reagojne.

“Eshte e papranueshme dhe shume shqetesuese qe policia dhe autoritetet gjyqesore refuzojne te veprojne ne baze te ankesave te gazetareve per kercenime”, ka deklaruar organizata.

Ajo ka kerkuar nderhyrjen e misionit EULEX tek autoritetet kosovare, qe denoncimet e gazetareve te merren ne konsiderate.

Top Channel