Greqi, sindikatat serish ne proteste

11/03/2010 08:00

E paralizuar eshte sot e gjithe Greqia prej greves se re 24 oreshe qe kane shpallur sindikatat e sektorit publik dhe atij privat duke protestuar per masat antikrize qe ka marre qeveria e z. Papandreu.

Me parrullen “Nuk do ta paguajme ne krizen”, mijera qytetare greke  protestojne ne oret e mesdites ne qytetet e medha te vendit.

Ne kete greve marrin pjese nenpunesit e ministrive,te zyrave te sigurimeve shoqerore, administrata lokale, personeli spitalor, mesuesit e shkollave, doganieret, nenpunesit e tatim taksave. Gjithashtu gjithe rrjeti i sherbimit urban ne Athine dhe Selanik do te jete i paralizuar.

Probleme do te kete edhe ne transportin ajror per shkak te greves se kontrolloreve te ajrit, ndersa te gjitha kanalet televizive sot nuk do transmetojne asnje lajm dhe neser nuk do te botohet asnje gazete. Gjithashtu edhe pikat e karburanteve do te jene te mbyllura gjate dites se sotme.

Perballe kesaj vale protestash greviste qe kane shperthyer ne vend qeveria greke deklaron se mirekupton zemerimin popullor, por nuk heq dore  nga masat e rrepta financiare.

Top Channel