“Ju kemi thënë të merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk e di kujt i duhet…
Pas protestave te dhunshme te regjistruara paradite, gjate oreve te pasdites ne kryeqytetin grek te Athines ka rene qetesia.
Grupet anarkiste jane larguar nga qendrat, megjithate forcat e rendit jane ne gatishmeri.
Edhe keto te fundit u jane bashkuar thirrjeve te protestuesve, duke kerkuar mos miratimin e masave anti-krize te qeverise, me argumentin se rrogat e tyre jane me te uletat ne BE.
Gjate protestave te paradites u arrestuan rreth 30 persona, shumica e te cileve jane liruar me vone per mungese provash.
Nderkohe, 13 agjente policie kane mbetur te plagosur, ndersa demet materiale kane prekur kryesisht vitrinat e dyqaneve, rruget dhe trotuaret.
Protesta jane regjistruar edhe ne qytetin e Selanikut, ku ka pasur episode dhune, por asnje person te plagosur. Ashtu si dhe ne Athine, policia arrestoi 11 persona, te cilet u liruan me vone per mungese provash.
Top Channel