Greqi, 30 mije ne proteste, 12 te arrestuar

11/03/2010 16:20

Rreth 30 mije persona zbriten sot ne sheshet e Greqise per te protestuar kunder masave anti-krize te marra nga qeveria Papandreu.

Ne Athine jane regjistruar perleshje te ashpra, qindra te rinj me maska jane ndeshur me policine, duke sulmuar agjentet qe leviznin me motorcikleta, per te mbikeqyrur rruget nevralgjike te kryeqytetit.

Sipas agjencive lokale te lajmeve, 12 persona jane arrestuar nga uniformat blu, ne radhet e te cilave jane regjistruar dy te plagosur.

Top Channel