Serbia mund te bashkepunoje me Kosoven pa njohur pavaresine e saj dhe si precedent mund te sherbeje marredhenia e dikurshme mes dy Gjermanive.

Keshtu deklaroi ambasadori britanik ne Beograd, Stiven Uordsuorth, ben te ditur Radio Kosova.

Diplomati theksoi se eshte me rendesi qe Beogradi dhe Prishtina te fillojne dialogun mes tyre lidhur me problemet praktike.

“Kjo nuk do te thote njohje formale e pavaresise se Kosoves nga ana e Beogradit pasi nga e kaluara eshte deshmuar se dy vende mund te bashkepunojne mes veti edhe pa njohje formale te njeri – tjetrit”, u shpreh Uordsuorth.

Top Channel