Nje shtetas grek u ekzekutua prej policise greke, gjate nje perleshje me arme qe ndodhi mengjesin e se merkures ne lagjen Dhafni te kryeqytetit grek Athine. (UPDATE)

Policia gjeti ne trupin e viktimes nje pasaporte qe i perkiste nje shtetasi shqiptar me emrin Renato Krasniqi, por nga verifikimi i shenjave te gishtave rezultoi se behej fjale per nje shtetas grek.

Sipas policise greke, ngjarja ndodhi ne oret e para te mengjesit, ne momentin qe nje makine policie qe po kalonte rastesisht ne rrugen Konduriotu. Policet pane dy persona te dyshimte prane nje automjeti te markes Seat, i cili ishte i braktisur prej kohesh ne kete zone. I ndaluan dhe ne momentin qe po i pyesnin dy te dyshuarit kane nxjerre arme zjarri dhe kane qelluar mbi policine.

Prej perleshjes me arme, e cila zgjati per rreth 10 minuta, mbeti i vrare 30 vjecari. Ndersa i dyshuari tjeter mundi te largohet, dhe eshte ne kerkim prej forcave te rendit. Ne canten e viktimes u gjet edhe nje granate difensive.

Agjentet thone se ne trupin e viktimes u gjet edhe nje sistem intercom ne funksion, i ngjashem me sistemin e komunikit te rojeve te personave VIP, cka ka shqetesuar se tepermi organet e rendit. Trupi i viktimes u ekzaminua prej mjekut ligjor, dhe u derguan ne morgun e Athines. Ndersa prokuroria e Athines, njoftoi se ka urdheruar arrestimin e policeve, deri ne zbardhjen e rrethanave.

Top Channel