Greqia ka marre mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te dale nga kriza e rende financiare ne te cilen eshte futur per shkak te deficitit te brendshem.

Gjate vizites ne Shtepine e Bardhe ku eshte takuar me presidentin amerikan, Barak Obama, kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka marre premtimin e Uashingtonit se Greqia nuk do te rrugetoje e vetme ne kete kohe te veshtire.

“Si ne kohe te keqija ashtu edhe ne kohe te mira, per Greqine dhe greket, SHBA do te jete nje mik dhe partner”, deklaroi shefi i Shtepise se Bardhe. Nga ana tjeter, Papandreu theksoi se ka marre nje premtim nga Obama, i cili i tha se kjo ceshtje do hyje ne axhenden e tij.

“Gjate koheve te fundit ne kemi rene viktima te spekulatoreve. Shtetet e Bashkuara do kontribuojne shume ne kete drejtim”, shtoi Papandreu, duke nenvizuar se nuk i kerkoi asnje ndihme ekonomike konkrete SHBA-se.

“Nuk besoj se lideret greke jane ne Uashington per te kerkuar ndihme financiare. Kjo eshte nje kompetence vetem e Bashkimit Europian”, tha zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Robert Gibbs. Ne nje interviste per CNBC, ministri i Financave, Jorgo Papakostandinu, siguroi se Greqia po merr te gjitha masat per te normalizuar situaten. “Problemi eshte me i madh, eshte europian dhe ka te beje me euron e spekulimet”, shpjegoi ministri, duke kerkuar kontrolle me te rrepta ne tregje.

Top Channel