Lekundje te forta termeti ne Kosove

10/03/2010 15:10

Nje termet tronditi Serbine dhe Kosoven ne oren 14:38 te pasdites se sotme.

Sic njofton korrespondenti yne ne Beograd, Idro Seferi, Instituti Sizmiologjik Serb ka konfirmuar se nje termet ka goditur zonen ne mes te Kosoves dhe Serbise, pikerisht ne Zubin Potok me 5 grade te shkalles Richter.

Lekundjet jane degjuar edhe ne zonat e Serbise e deri ne kryeqytetin serb. Por, mediat kane thene se termeti mund te kete qene me i fuqishem. Termeti eshte ndjere fuqishem edhe ne Kosove, me teper ne Mitrovice e deri ne Prishtine, por pervec panikut qe shkaktoi mes njerezve nuk ka te dhena per deme.

Termeti mund te regjistrohej vetem ne Serbi, per shkak se Kosova nuk ka Institut Sizmiologjik. Zevendesdrejtori i Institutit Serb ne Beograd, Branko Dragichevic ka thene se termeti ka qene 4,6 grade i shkalles Richter. Ai ka thene se ky termet nuk ka aq fuqi te madhe dhe demet mund te jene teresisht lokale ne vendin ku ka qene epiqendra e termetit.

Top Channel