Komisioni parlamentar per mbikeqyrjen e Forces se Sigurise se Kosoves i ka kerkuar drejtuesve te kesaj njesie qe te normalizojne marredheniet me KFOR-in.

Anetaret e komisionit jane takuar me ministrin e FSK-se, Fehmi Mujota dhe gjeneralin Sulejman Selimi, duke i inkurajuar ata qe te zgjidhin sa me shpejt mosmarreveshjet me misionin e NATO-s.

“Eshte ne interesin kombetar te Kosoves qe te ndertohen raporte korrekte me KFOR-in dhe NATO-n”, ka deklaruar kryetari i komisionit Blerim Ramosaj.

Ai ka theksuar gjithashtu se kreret e FSK-se duhet te zbatojne parimet qe pakoja “Ahtisari” permban per rolin e kesaj njesie.

Top Channel