KFOR ka rifilluar bashkepunimin me Forcen e Sigurise se Kosoves, pas nje nderprerjeje te nisur me date 5 mars, per shkak te pjesemarrjes se anetareve te kesaj njesie ne manifestimin “Epopeja e UCK-se”.

Lajmin e kane bere te ditur vete trupat nderkombetare, permes nje komunikate per shtyp, ne te cilen thuhet se kreret e trupave paqeruajtese kane negociuar me kryeministrin Thaci dhe kane zgjidhur problemin.

Sipas burimit, te dyja palet kane nenshkruar nje marreveshje te re qe parashikon perdorimin e armeve te demilitarizuara nga ana e FSK-se, e cila nuk do te kete nje rol mbrojtes apo ushtarak, duke qene se ate e ka KFOR-i.

Keshtu, KFOR do te rikthehet ne procesin e trajnimit te anetareve te FSK-se, thuhet me tej ne komunikate.

Top Channel