Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj ka deklaruar se korrupsioni ne radhet e qeverise dhe institucioneve te Kosoves nis nga kryeministri Hashim Thaci.

“Per mendimin tim, korrupsioni fillon nga kryeministri Thaci. Ai eshte shkaktar i korrupsionit dhe logjika e tij qeverisese qe ka pasoja te renda”, citohet Haradinaj nga mediat kosovare.

Kreu i AAK-se ka theksuar se pa perfshirjen e kryeministrit ne afera korruptive, eshte e pamundur te korruptohen anetaret e kabinetit te tij.

Ai ka shtuar me tej se qeveria aktuale nuk po e lufton korrupsionin dhe vetem sa po demton imazhin e Kosoves para bashkesise nderkombetare.

Top Channel