Gjukanovic: Serbia, problem nga pavaresia jone 

10/03/2010 13:05

Kryeministri malazez, Milo Gjukanovic deklaron se problemi kryesor i Serbise me Malin e Zi eshte qe ky vend ka fituar pavaresine.

Ne nje interviste per televizionin shteteror, Gjukanovic theksoi se Beogradi po perpiqet  te tregoje se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike qe te jete shtet i pavarur.

“Serbia pretendon per pozicionin e liderit ne rajon, por qe dikush te jete lider duhet paraprakisht te zgjidhe problemin e krimineleve te luftes, te zgjidhe nese ata qe kane bere krime ne Srebrenice jane heronj apo kriminele dhe te tregoje me shume aftesi per zhvillimin e marredhenieve me fqinjet”, u shpreh Gjukanovic.

Top Channel