Kryeministri belg Yves Leterme ka vizituar diten e marte Prishtinen, ku ka dhene nje apel te prere se Belgjika nuk mund t’iu jape azil politik qytetareve te vendeve te Ballkanit.

“E thashe shume qarte gjate qendrimit tim ne Shkup, se maqedonasit dhe serbet nuk kane asnje shans qe te marrin azil politik. Eshte e kote te vraposh drejt Belgjikes”, ka deklaruar Leterme.

Por deklarata e tij nuk ka shume lidhje me Kosoven, e cila eshte ende larg projekteve per heqjen e regjimit te vizave.

Megjithate, gjate vizites se tij kreu i qeverise belge ka shprehur mbeshtetjen e Brukselit per afrimin e Kosoves me BE-ne.

“Belgjika do te marre presidencen e radhes te Bashkimit Evropian dhe gjate ketij mandati do te kete prioritet edhe rajonin tuaj, e ardhmja e te cilit pa dyshim qe eshte ne Evropen e bashkuar”, ka pohuar Leterme.

Top Channel