Thaci: Serbet s’do t’i integrojme me dhune

09/03/2010 17:40

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se qeveria e tij nuk do t’i detyroje serbet ne veri qe te integrohen, por do te perpiqet qe t’i nxise ata te behen pjese e shtetit permes programeve stimuluese dhe investimeve.

“Nuk do te kete dhune apo veprime te njeanshme, por vetem dialog dhe bashkepunim. Gjithcka do te koordinohet me bashkesine nderkombetare, NATO-n dhe institucionet e tjera ekonomike”, ka pohuar Thaci.

Duke folur per agjencine e lajmeve “Reuters”, kreu u qeverise kosovare eshte shprehur se mirepret deklaraten e kreut te ICO Piter Feith, qe personat e korruptuar te jene jashte pushtetit.

“Korrupsioni eshte nje semundje qe e kemi trasheguar. Nuk do te kete kompromise, kudo qe ka korrupsion, ai do te luftohet”, ka shtuar Thaci.

Top Channel