Kuci: Integrimi i veriut, me mjete demokratike

09/03/2010 15:35

Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci ka deklaruar se zbatimi i strategjise per integrimin e veriut te Kosoves do te behet me mjete demokratike.

Kuci ka prezantuar strategjine ne fjale ne nje takim me disa studiues nga vende qe nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves.

“Kosoves i duhen njohje te reja per te arritur nje zhvillim te qendrueshem ekonomik dhe per te ndertuar nje shoqeri te hapur, demokratike dhe tolerante”, ka pohuar Kuci.

Me tej studiuesit jane informuar edhe me politikat qe po ndermerr qeveria e Kosoves per forcimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit.

Top Channel