Trupat paqeruajtese te KFOR-it do te arrijne se shpejti nje marreveshje me FSK-ne, per te tejkaluar tensionet e regjistruara ne fundjave.

Lajmin e kane bere te ditur burime prane KFOR-it, sipas te cilave per kete qellim eshte parashikuar edhe nje raund bisedimesh.

Trupat paqeruajtese ne Kosove nderprene bashkepunimin e tyre me FSK-ne ne fundjave, pas paraqitjes se pjesetareve te kesaj njesie ne manifestimin “Epopeja e UCK-se”.

KFOR-i njoftoi menjehere me pas se per kete shkak nderpreu te gjitha aktivitetet me FSK-ne, perfshire stervitjen e anetareve te saj.

Top Channel