Kriza ekonomike ne Greqi ka bere qe te shperthejne cmimet, qe kane prekur kryesisht karburantet. Spekulantet e kane rritur cmimin e naftes me 30 cent.

Ne qender te Athines, pas publikimit te masave te qeverise ndaj krizes, cmimi ka vajtur ne 1.49 cent litri. Nderkohe, kur te miratohet edhe rritja e TVSH-se me 2 perqind, do te kete nje rritje tjeter.

“Te gjitha po rriten, nderkohe qe rrogat po ulen”, shprehet e shqetesuar nje banore.

Qeveria u ka bere thirrje tregtareve qe te amortizojne rritjen e takses se shtuar, ne menyre qe tregu te mos gjunjezohet.

“Eshte e rendesishme te mbeshtesim te ardhurat reale te familjeve greke. Per kete duhet qe te mos kaloje rritja e TVSH-se tek cmimet”, ka deklaruar ministrja e Ekonomise, Louka Kasteli.

Por pervec rritjes se cmimeve, Greqia eshte prekur edhe nga rritja e inflacionit. Pas dy ditesh vendi do te paralizohet serish nga grevat e sindikatave, te cilat do te protestojne ndaj masave anti-krize te qeverise dhe pikerisht ndaj rritjes se cmimeve.

Top Channel