Veriu, 6 grupe pune per zbatimin e strategjise

08/03/2010 16:10

Qeveria e Kosoves miratoi sot nje vendim qe parashikon ngritjen e 6 grupeve punuese per te zbatuar strategjine per integrimin e veriut.

Iniciativa per kete vendim ishte e kryeministrit Hashim Thaci, i cili ne mbledhjen e kabinetit te tij shpalosi edhe 3 shtyllat kryesore ku bazohet strategjia ne fjale.

“Strategjia per veriun bazohet ne keto shtylla, vendosjen e sundimit te ligjit ne kete pjese te territorit te Kosoves, krijimi i komunes se re dhe mbajtja e zgjedhjeve komunale ne tre komunat veriore”, ka saktesuar Thaci.

Kryeministri kosovar ka shtuar me tej se prioritet do t’i kushtohet edhe zbatimit te planit social-ekonomik per zonen veriore.

Top Channel