Robertson, krahason luften ne Kosove me ate ne Afganistan

08/03/2010 10:50

Lordi Xhorxh Robertson, Sekretari i pergjithshem i NATO-s nga viti 1999 deri me 2004, ka kritikuar lideret e Aleances Veriatlantike per shkak se nuk po shpjegojne se perse fitorja ne Afganistan eshte qenesore per paqen dhe sigurine te kontinentin evropian. Robertson ka terhequr nje paralele me fushaten e NAT0-s kunder forcave te Milloshevicit ne Kosove ne vitin 1999.

“Kemi luftuar kunder kundershtarit te armatosur mire, i cili perdori metoda te tmerrshme, te ndryshme nga tonat, dhe i cili u tregua shume i afte ne lufte, por kemi korre fitore”, tha Robertson ne takimin e anetareve te Keshillit te Atlantikut te SHBA-ve, te zhvilluar ne Uashington.

“Nuk kemi fituar per shkak te superioritetit te forces sone ushtarake, por per arsye se ne asnje moment nuk kemi menduar per disfaten. E bindem Milloshevicin dhe gjeneralet e tij se nuk do te heqim dore. Fushata jone ka qene ushtarake dhe informative. E beme per vete opinionin boteror me mesazhe te thjeshta te perditshme”, theksoi Robertson.

Top Channel