I ftohti godet Greqine

08/03/2010 21:25

Nje vale e ftohte moti, me bore dhe temperatura te uleta ka goditur pjesen me te madhe te Greqise, sidomos zonat veriperendimore.

Qytetet kufitare me Shqiperine, si Kosturi dhe Follorina, jane mbuluar nga rreshjet e bores te cilat sipas specialisteve jane shume te dendura dhe per kete arsye organet vendore kane dhene urdher per mbylljen e shkollave.

Ne shumicen e rrugeve nacionale levizja e makinave kryhet me ndihmen e zinxhireve. Rreshjet e bores jane shenuar deri ne zonat kodrinore rreth qytetit te Selanikut, ndersa jane bllokuar disa fshatra malore te zones se Halkidhikise dhe Rodhopit, ne lindje te vendit.

“Cdo gje eshte e bardhe. Per fat te keq nuk e prisnim tani  kete bore. E prisnim me shpejt”, shprehet nje banor i Hortiatit, lagje periferike e Selanikut.

Kryeqyteti grek Athine u mbulua sot nga pluhuri i Sahares, ndersa ne zonat detare errerat ishin teper te fuqishme duke shkaktuar probleme ne lundrimin e anijeve.

Per arsye sigurie eshte ndaluar edhe qarkullimi i kamioneve ne nje prej urave me te medha te Europes sic eshte ajo e Rio Antirios qe lidh Peloponezin me Greqine kontinetale.

Meteorologet parashikojne se te merkuren pritet perseri nje vale akoma me e ftohte nga Europa perendimore.

Top Channel