Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, ka udhetuar drejt Strasburgut, ku gjate dites se marte dhe te merkure do te zhvilloje takime te shumta ne Parlamentin Evropian.

Te marten, ministri Hyseni, po ashtu pritet t’i drejtohet grupit punues Pan Evropian, ne nje sesion te vecante, ku do te flase per arritjet e Kosoves ne dy vitet e pavaresimit te saj, per sfidat dhe veshtiresite qe ajo perballet dhe me ato qe e presin ne te ardhmen.

Qendrimin e tij ne Strasburg, ministri Hyseni pritet qe ta shfrytezoje po ashtu edhe per te takuar disa anetare te Parlamentit Evropian, udheheqes grupesh punuese edhe nga vende qe nuk e kane njohur ende Kosoven.

Top Channel