FMN zbret ne Kuvend

08/03/2010 08:05

Pas takimeve te shumta me kreret me te larte te vendit, Fondi Monetar ne Shqiperi ka zgjedhur Kuvendin si mbyllje te misionit te saj.

Sikurse ka vepruar edhe here te tjera, ne prag te konferences per shtyp FMN-ja parashikon te zhvilloje sot nje takim te rendesishem me anetaret deputete te Komisionit Parlamentar per Ekonomine dhe Financat. Burime prane komisionit thone se temat e diskutimit do te jene niveli i borxhit, buxheti 2010, si dhe stabiliteti ekonomik ne teresi.

Ne fillim shefi i misionit, Gerwin Bell, do te degjoje pikepamjet e deputeteve rreth situates ekonomike qe po kalon vendi, e me pas do te ndaje me ta vleresimet mbi gjendjen aktuale, duke dhene sugjerime rreth masave qe duhen ndermarre. Nuk eshte konfirmuar ende prezenca e opozites, e cila ne takimet e kaluara ka luajtur nje rol te rendesishem ne berjen transparente te treguesve ekonomike.

Takimet me te rendesishme te FMN-se kane qene padyshim me kreun e qeverise, ministrin e Financave, dhe guvernatorin e Bankes se Shqiperise, ku pak eshte mesuar rreth permbajtjes se diskutimeve. Megjithate thelbi i debatit ka qene borxhi i larte i qeverise, krijuar me se shumti gjate vitit elektoral 2009, duke prekur nivelin prane 60 per qind. Ne seminarin e zhvilluar pak dite me pare, Bell theksoi edhe nje here rendesine qe ka borxhi ne terma afatgjata, duke sugjeruar nje nivel prej 50 per qind.

Ardhja e misionit te FMN-se ne Tirane lidhet me marreveshjen e radhes, ne kuader te artikullit IV, sipas te ciles Fondi njihet nga afer me termat e buxhetit dhe rekomandon per masat, ndersa qeveria ka lirine e plote te te vepruarit, me kushtin e mosperfitimit te fondeve me interesa te buta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA