Feith: Te korruptuarit, jashte pushtetit

08/03/2010 19:00

Shefi i ICO-se, Piter Feith ka deklaruar se lufta kunder korrupsionit eshte kyce per te cuar perpara synimin e Kosoves per t’u integruar ne BE.

Feith ka paralajmeruar Prishtinen zyrtare se nuk mund t’i afrohet BE-se pa luftuar dhe pa zhdukur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Duke folur ne nje interviste per agjencine e lajmeve “Reuters”, Feith ka theksuar se hetimi mbi korrupsionin duhet te perfshije edhe pushtetaret.

“Kur flas per luften kunder korrupsionit dhe krimit, kjo nenkupton se duhet te ndermerren hapa serioze, qe do te thote se njerezit qe jane nen hetim per korrupsion te mos jene pjese e strukturave shteterore”, ka pohuar Feith.

Zyrtari evropian ka shtuar se Kosova ka nevoje te permiresoje imazhin e saj dhe per kete sipas tij eshte e rendesishme qe te heqe qafe personalitetet e korruptuara.

Top Channel