7 marsi, Rama uron nga Kopeshti Nr.52 ne Tirane

07/03/2010 16:35

Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka zgjedhur kopeshtin 52 per t’i uruar te gjithe mesuesit dhe edukatoret per festen e 7 marsit.

Rama tha se bashkia do te vazhdoje punen per te permiresuar kushtet e sherbimit dhe per rritjen e standarteve ne keto institucione.

“Nga ky kopesht i Tiranes duam te bejme nje urim gezuar 7 marsin per te gjithe edukatoret, per te gjithe mesuesit, per te gjithe ato nena te mira qe na mesojne, qe na edukojne, qe na rrisin qe na argetojne”, uroi bashke me femijet e kopeshtit numer 52 kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama.

Ne sistemin e arsimit parashkollor publik punojne rreth 800 punonjes, te cilet merren me rritjen dhe edukimin e 8500 femijeve te grupmoshave 0 deri 6 vjec. Gjate ketij viti Bashkia e Tiranes do te nise punen per ndertimin e 12 objekteve te reja per femijet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA