Islande, referendum per rimbursimin e ndihmave

06/03/2010 11:55

Islandezet votojne sot referendumin per t’i kthyer parate qe Britania dhe Holanda i ofruan vendit te tyre pas falimentimit te bankes “Icesave”.

Qeveria britanike dhe ajo holandeze kerkojne rimbursim per 3.8 bilione eurot qe ato paguan per te kompensuar klientet e bankes ne vitin 2008.

Bisedimet mes tre vendeve u nderprene diten e premte, ku nuk u arrit asnje marreveshje.

Por kryeministrja islandeze i beri thirrje popullit qe ta shmange referendumin, duke deklaruar se ne tryeze jane caktuar afate me te mira per te kryer pagesen.

Johana Sigurdardottir tha se ajo vete nuk do te votonte pasi qeveria i sugjeroi te vazhdonte bisedimet me Britanine dhe Holanden.

Nderkohe, shume analiste sugjerojne se shumica e votuesve do ta refuzojne referendumin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA