Nje prite e ngritur nga rebelet ndaj nje patrulle ushtarake filipinase ne Manila u ka kushtuar jeten 11 ushtareve.
Lajmin e bejne te ditur burime ushtarake lokale, sipas te cilave prita ishte ngritur nga rreth 60 guerrilas, te cilet po mbikeqyrnin levizjen e patrulles ne qytezen e Mansalajit, ne ishullin Mindoro.
Trupat u derguan ne qytezen ne fjale per te ndaluar rebelet komuniste te Ushtrise se Re te Popullit qe t’u zhvasnin para kandidateve ne kuader te zgjedhjeve te muajit maj.
Kjo eshte humbja me e rende qe ka pesuar se fundmi ushtria filipinase, prej vitesh te tera ne lufte me rebelet.
Koloneli Romeo Brawner ka deklaruar per mediat se shtate ushtare te tjere mbeten te plagosur gjate luftimit qe zgjati gati tre ore.
“Ushtaret luftuan deri ne plumbin e fundit. Nderkohe, pas masakres, helikoptere luftarake dhe forca tokesore jane vene ne ndjekje te guerrilasve”, ka pohuar koloneli Brawner.
Top Channel