“Azilantet”, Beogradi akuza Shkupit

06/03/2010 15:30

Beogradi akuzon agjencite turistike maqedonase per mashtrim te qytetareve serbe per qellime perfitimi. Kryeministri serb Mirko Cvetkovic tregoi ne Komisionin Europian se 3 shoqeri maqedonase kane organizuar udhetimet me autobuse nga Maqedonia e Serbia drejt Belgjikes.

“Ajo cfare ndodhi ne te vertete eshte qe disa persona abuzuan duke u thene njerezve se po te kerkosh azil ne Belgjike te japin 500 euro dhe hotel falas. Disa agjenci turistike mbushnin autobuset dhe behej fjale per udhetime te organizuara dhe jo individuale. Ne do te kontrollojme keto organizata, tre prej te cilave, sipas informacionit qe kam une, nuk jane serbe por maqedonase qe kalojne nga Serbia. Nese gjejme te tilla ne Serbi do te ngreme padi ndaj personave qe shperndajne informacione te gabuara”, u shpreh Cvetkovic.

Presidenti i Komisionit Barroso deklaroi se shpresonte qe problemi i azilit tek presidenca e radhes e BE-se nuk do te influenconte ceshtjen e liberalizimit te vizave.

 “Keto probleme duhet te adresohen sic duhet, me pergjegjesi dhe ne menyre efikase. Liberalizimi i vizave eshte nje progres i madh e ne duam qe te mbetet i tille per vendet me te cilat eshte ne fuqi dhe mundesisht ta zgjerojme ate edhe ndaj vendeve te tjera, por per kete eshte e rendesishme qe te deshmohet se ky proces funksionon sic duhet”, u shpreh Barroso.

Kryeministri Cvetkovic pranoi se jugu i Serbise, prej nga vijne shumica e azilkerkuesve ne Europe, eshte me pak i zhvilluar ekonomikisht, por ai u zotua se qeveria e tij do te marre nje sere masash per permiresimin e kushteve te jeteses ne kete zone si dhe do te informoje ne terren qytetaret mbi detyrimet qe rrjedhin nga liberalizimi i vizave.

Top Channel