Ambasadorja amerikane ne Beograd, Meri Vorlik ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kane nje qendrim te prere kur behet fjale per integritetin territorial te Kosoves.

“Kemi nje qendrim shume te forte kur behet fjale per pavaresine dhe integritetin e Kosoves dhe besojme se ceshtja e statusit eshte zgjidhur”, ka pohuar Vorlik.

Ajo eshte shprehur se Uashingtoni deshiron qe edhe Serbia te hyje ne rrugen e duhur, te vendose marredheniet me Kosoven dhe qe te perqendrohet ne ceshtjet kyce si doganat, cilesia e jeteses, etj.

“Ne vleresojme se eshte ne interes te Serbise, qe ne kuader te synimit per t’u anetaresuar ne BE, te ece perpara ne marredheniet me Kosoven”, ka pohuar Vorlik.

Top Channel