SHBA heq embargon per Hondurasin

05/03/2010 02:20

Shtetet e Bashkuara te Amerikes brenda nje kohe te shkurter pritet te heqin embargon financiare ndaj Hondurasit, embargo kjo e vendosur pas grushtit te shtetit qe rrezoi presidentin Zelaja.

Lajmi u njoftua nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e cila ne nje interviste me gazetaret gjate vizites ne Kosta Rika u shpreh se per kete qellim i ka dorezuar nje leter Kongresit amerikan ku e njofton kete te fundit me rikthimin e ndihmes financiare per vendin amerikano-latin.

Embargo financiare e Uashingtonit u vendos menjehere pas renies se presidentit Manuel Zelaja ne qershor te vitit te kaluar. SHBA ne ate kohe kerkoi rikthimin e tij ne vend dhe mbajtjen e zgjedhjeve te reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA