Ligjvenesit amerikane edhe njehere tjeter “provokojne nervat” e Turqise. Komisioni i Puneve te Jashtme ne Dhomen e Perfaqesuesve miratoi nje rezolute e cila e konsideron genocid vrasjen e armeneve gjate konfliktit 1915-1917.
Menjehere pas miratimit te rezolutes Turqia ka therritur ne atdhe ambasadorin e saj ne Uashington Namik Tan per “konsultime te metejshme”.
Rezoluta per percaktimin e vrasjeve te armeneve ne dy vitet, nga 1915-1917 eshte paraqitur dy here ne Kongres. Heren e pare te votimit ajo deshtoi pas protestes se Ankarase e cila kercenoi me terheqjen e ambasadorit te saj prej Uashingtonit dhe ngrirjen e marredhenieve diplomatike mes dy vendeve.
Tashme mbetet per t’u pare reagimi i Turqise, nje aleat i fuqishem i SHBA-se ne luften globale antiterrorizem.
Top Channel