Dy oficere roje te Pentagonit ne SHBA u qelluan me arme zjarri mbasditen e dites se premte gjate orarit te sherbimit.
Lajmi njoftohet nga televizioni amerikan CNN. Nje deshmitar okular deklaroi per CNN se nje person me gjakftohtesine me te madhe iu afrua oficereve ne vendrojen e tyre. Pikerisht ne momentin kur keta te fundit e ndaluan dhe i kerkuan lejen e hyrjes per ne Pentagon agresori, emri i te cili nuk behet publik, ka nxjerre armen e zjarrit duke qelluar nga nje distance e afert te dy oficeret.
Menjehere pas kesaj dy oficere te tjere te policise se ruajtjes se godines se Pentagonit kane qelluar mbi agresorin, duke e lene ate te plagosur rende.
Pas ngjarjes te gjitha hyrjet per ne Pentagon u bllokuan per pak caste, per t’u rihapur me vone, pervec asaj ku ndodhi sulmi. Ende te paqarta arsyet e sulmit, nderkohe qe mesohet se agresori eshte nje shtetas amerikan.
FBI dhe sherbimet sekrete amerikane nisen hetimet e perbashketa per te zbardhur ngjarjen. Nderkaq te tre personat, dy oficeret dhe agresori ndodhen ne spitalin “George Washington” ne gjendje te rende shendetesore.
Top Channel